Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, sot me një ceremoni do t’u jepet lamtumira ushtarëve gjermanë të KFOR-it që për 19 vite shërbyen në qytetin e Prizrenit.
Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë do të qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn.
Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Financave, Bedri Hamza.
Në Kampin Fushor gjerman në Prizren nga ora 15:15 mbahet një shëtitje, kurse, pas orës 18:00, në selinë e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizohet një pritje për mysafirë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga politika gjermane dhe ambasdori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, si dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
a.ç