Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë dollarë për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik. Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur.
Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët. Të mërkurën, Fan Bingbing kërkoi falje në llogarinë e saj Weibo: “Kam vuajtur shumë kohët e fundit… Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. U kërkoj falje të gjithëve”. Aktorja kineze është bërë e famshme në të gjithë botën pasi ka interpretuar në sagën e filmave “X-Men” dhe “Iron Man”.
ma.me