Shqipëria siguron 500 milionë euro nga eurobondi, ndërsa interesi do të jetë 3.55%. Agjencitë e brokerimeve të pajtuara nga qeveria shqiptare për të kryer transaksionin venë në dukje se interesi me të cilin po shiten eurobondet e para është 3.55 për qind, mjaft më i ulët nga herët e tjera, kur shteti është detyruar të paguajë një interes prej 5.75 përqindësh.
Tregjet e kapitaleve e kanë pritur pozitivisht daljen ditën e sotme të Eurobondit shqiptar. Ky transaksion përfaqëson herën e tretë që shteti ynë del në bursat e letrave me vlerë. Hera e parë ka qenë në vitin 2010 dhe e dyta më 2015-ën.
Në dallim nga herët e para, Shqipëria u paraqit sot me kërkesën zyrtare për një Eurobond me afat maturimi 7-vjeçar, ndërkohë që deri tani dy Eurobondet kanë qenë me afat 5-vjeçar. Data e maturimit të këtij Eurobondi do të jetë kështu viti 2025.
ma.me