Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj që pas deklaratës së saj për rrogën, është gjithnjë në qendër të rrjeteve sociale. Në internet po qarkullon fotografia e një modeleje, e cila thuhet se është Drejtoresha e Tatimeve.
Fotografia është realizuar në vitin 2006 për stilisten Enada At’Nikolla. Me flokë bionde dhe një trup të përkryer, Drejtoresha e Tatimeve duket se paska patur edhe një karrierë të shkurtër si modele.