EKuipazhi i një trageti në detin Balltik ka dhënë mesazhin “SOS” pasi në bord ka rënë një zjarr.
Mbi 300 persona udhëtojnë me tragetin në fjalë të cilët raportohet se kanë mbetur të bllokuar mes flakëve që shtohen.
Drejt mjetit lundrues janë nisur disa anije për t’i ardhur në ndihmë pasagjerëve.
Trageti isht enisur nga Gjermania dhe kishte si destinacion Lituaninë.
Ende nuk ka raportime për të vdekur dhe të plagosur.