Në SHBA rihapen hetimet ndaj Cristiano Ronaldos të cilin shtetasja Kathryn Mayorga e ka akuzuar për përdhunim në vitin 2009 në një hotel të Las Vegasit, periudhë kur Ronaldo ishte pjesë e Manchester United. Sipas medias së njohur gjermane “Dier Spiegal” 34-vjeçarja ka qenë e martuar me një barist shqiptar në mesin e vitit 2008.
Vetë policia e Las Vegasit e zyrtarizoi lajmin për hapjen e këtyre hetimeve në mbrëmjen e së hënës. Të enjten e javës së kaluar, Mayorga bëri padinë e saj kundër futbollistit në Gjykatën e Kontesë Clark ne Nevada duke deklaruar se në atë kohë u pagua 375 mijë Dollarë nga futbollisti në mënyrë që ajo të mos e bënte publike këtë histori.
Policia në mbrëmjen e së hënës konfirmoi gjithashtu se ditën që ndodhi ngjarja, Mayorga kishte bërë një telefonatë, por pa dhënë asnjë detaj, as për vendin e ngjarjes e as për gjeneralitetet e autorit të përdhunimit. Megjithatë viktima kishte shkuar në spital për verifikimet mjekësore në lidhje me dhunën seksuale të pësuar.
Lajmi u ripublikua nga revista gjermane ‘Der Spiegel’ dhe kjo e tërboi futbollistin që nëpërmjet një videoje hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa avokati i tij kërcënoi se do të ndërmerrte veprime ligjore ndaj revistës e çdokujt tjetër që do të publikonte ngjarjen.
Ndërkaq, zëdhënësja e policisë lokale Aden Ocampo Gomez, bëri të ditur se në të ardhmen nuk do të publikohet asnjë e dhënë e re që do të dalë nga hetimet e nisura.
Mayorga, pavarësisht akordit që kishte nënshkruar në të kaluarën për të qëndruar në heshtje, vendosi që të ndryshojë qëndrim dhe të hidhet në sulm, e frymëzuar edhe nga lëvizja #Metoo. Në padinë e ngritur të enjten e kaluar, Mayorga akuzon Ronaldon ose personat që e rrethojnë për shpifje, mosrespektim të kontratës, madje edhe për rrahje e mashtrim.
a.ç