Ky është momenti tronditës kur një djalë 15 vjeçar ofendohet në mënyrë racore dhe shtyhet tek shinat e trenit nga tre të rritur në Fiandër, Belgjikë.
15 vjeçari Leroy Abraham ishte duke pritur trenin në stacionin Aarschot së bashku me motrën e tij më të madhe dhe vëllain në gusht të këtij viti, kur ai u sulmua nga dy gra dhe një burrë.
Videoja tregon një 35-vjeçare e quajtur vetëm si Jonas V., duke e shtyrë Leroyn drejt binarëve duke tentuar gjithashtu ta godasë.
Kur ai përpiqet të kthehet përsëri në platformë, 35-vjeçarja e shtyn atë prapa, por Leroy arrin ta tërheqë edhe atë tek binarët, dhe aty fillon një zënkë me të goditura.
Videoja e konfliktit është bërë publike tani.