Pas shtyrjes nga seanca e shkuar, pritet te jepet sot pretenca në Krimet e Rënda për bandën “Shullazi”. Para nisjes se gjyqit, ashtu si ndodhi edhe seancen e shkuar, jane marre masa te forta sigurie para ambienteve te gjykates.
Seancen e shkuar ra ne sy mungesa e te pandehurve ne salle, nderkohe qe u kompletua trupa e prokurorëve e përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, kanë qenë të gatshëm për të lexuar pretencën. Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje
Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.
Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.
Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.
Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo gjë u kundërshtua nga avokatët e tjerë.
a.ç