Krimi i rëndë i ndodhur në Treviso të Italisë me protagonist një shqiptar dhe një rumun, ka tronditur opinionin publik.
E shtuna duhej të ishte një ditë festimi për një martesë që pritej të finalizohej pas dy javësh, por festa e beqarisë së Giovani, 24-vjeçarit moldav i cili gjithashtu mbeti i plagosur në sulm u shndërrua në një përleshje masive që çoi në vrasjen e një djali 21-vjeçar.
Viktima, një 21-vjeçar moldav, rezident në Treviso, ishte një student-punëtor dhe i apasionuar pas lojërave elektronike.
Është mësuar se shqiptari i cili vrau të riun 21-vjeçar Igor Ojovani gjatë festës së beqarisë, është 28-vjeçari Rubin Xhika.
Së bashku me mikun rumun të dhomës Florin Ionut Stingaciu, 26 vjeç, kanë rënë në pranga pas ngjarjes makabre.
Një goditje me thikë i shkaktoi 21-vjeçarit një plagë të thellë që e bëri të shembej në tokë. 7 miqtë e tij u lanë të gjakosur në rrugë deri në momentin që erdhi ambulanca për t’i transportuar për në spital.
Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
a.ç