Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje motrën e Xhisiela Malokut, A.Maloku, për të sqaruar historinë e 25-vjeçares me djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas dëshmisë së motrës, të siguruar nga tvklan.al, Xhisiela dhe Rexhep Rraja ka qenë të lidhur prej 7 vitesh, ndërsa vitin e fundit janë zënë dhe pajtuar disa herë.
Në Korrik 2018, Xhisiela i dha fund lidhjes me djalin e deputetit, thotë A.Maloku. Para hetuesve, ajo ka pohuar se kishte vënë re shenja dhune në trupin e motrës së saj dhe e kishte shoqëruar në Komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim.
/b.d