Nga Enver Metalla/
Rasti i Xhesila Malokut nga Nikla e Fushë Krujës ka marrë vëmendjen e të githëve dhe sensibilizimin e plotë nga opinioni publik dhe nga institucionet e vendt. Historia e saj tanimë është në dorë të organeve të drejtësisë dhe do të jenë ato që do të thonë fjalën e fundit.
Për fatin e keq të Malokut, ngjarja e saj dhimbshme u bë publike në mënyrën më të keqe të mundshme, ku bashkë me dhimbjen për rastin e saj, u ngatërrua edhe historia e një ish-oficeri, e cila ka shumë dritëhije që e bëjnë atë të pabesueshme. Ai duke e dorëzuar veten si mish për top te politika dhe duke braktisur detyrën e dëmtoi edhe më shumë Xhesilën. Sepse mënyra më e gabuar e të bërit publik një rast të tillë (që nuk zgjidh asgjë, përkundrazi e dhunon sërish viktimën) është ta politizosh atë.
Siç dihet, ajo histori u bë publike nga politika sepse bashkoheshin dy interesa. Nga njëra anë ish-oficeri mund të merrte azil politik siç kishte bërë edhe Dritan Zagani më parë, ndërsa nga ana tjetër ishte interesi politik i Partisë Demokratike e cila mesa duket i ka varur shpresat të produksionet hollivudiane me inskenime. Dhe të dyja palët ja arritën qëllimit. Ish-oficeri Nuhu mori azil politik ndërsa opozita gjeti një histori të ndjeshme e cila duke u politizuar do të mund të merrte vëmendje dhe PD do të mund të korrte kapital politik. Duke luajtur me sensibilzimin me Malokun, PD ndërthuri edhe baltën politike duke e çuar vëmendjen te politika dhe jo të viktima. Sepse Maloku për PD ishte thjeshtë një mjet për të arritur qëllimin dhe të paktën zhurmën që kërkoi PD e bëri, por nuk mbaron me kaq.
Si për ironi, sot po Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë përpara kryeministrisë, në mbrojtje të Malokut. Sikur të ishte vetëm kaq dhe të mos ishte po PD që luajti me dhimbjen e Malokut që të krijonte kauzë politike, do të ishte gjithçka në rregull. Por në kushtet që PD e përdori Malokun dhe inskenimin e ish-oficerit Nuhu për të bërë luftën politike të radhës, protesta e sotme është ridhunim i Xhesilës. Dhe PD-së nuk i dridhet syri ta bëjë atë pasi e ka vrarë njëherë duke e bërë pjesë të politikës së saj.
Partia Demokratike e përdori dhimbjen e viktimës për politikë, ku nuk u shqetesua për atë që mund t’i ketë ndodhur Xhesilës, por i’u vërsul kundërshtarit duke tentuar ta lidhë rastin me politikën. E thënë këtë, Partia Demorkatike është e fundit që ka moral të dalë të protestojë për rastin në fjalë. Sepse, është aq cinike si lëvizje dhe aq hipokrike si thirrje saqë vetëm e dhunon për të dytën herë viktimën Maloku.
Të protestosh për mbrojtjen e një gruaje nga dhuna është gjëja më normale që duhet të bëjë një shoqëri e civilizuar, ama të thirrë protestë kundër dhunës ajo parti që e përdori historinë për luftën e saj politike dhe jo për mbrojten e viktimës, është tallëse për secilin prej nesh dhe ridhunim për viktimën.