Nje shqiptar dhe nje rumun, te dy rreth 30 vjec, jane vene ne pranga ne Treviso, ne Itali, si autore te vrasjes se nje te riu dhe plagosjes se shtate personave te tjere.
Gjithcka ndodhi naten e se dieles, kur grupi i miqve, ku bente pjese viktima po festonin festen e beqarise se shokut te tyre.
Duket se zhurma e larte qe po benin ne apartament ka shqetesuar banoret, por shqiptari dhe rumuni kane vepruar direkt. Fillimisht ka plasur sherri me fjale, pastaj situata degjeneroi.
Nje i ri, identifikuar si Igor Ojovanu u qellua per vdekje, nderkohe qe te pakten 7 te tjere u plagosen shkruan Panorama.
Shqiptari dhe shoku i tij bashkepunetor ne krim u arratisen me nje makine, por duket se kishin marre plage, keshtu qe ishin te detyruar te shkonin ne spital. Aty u zbuluan nga mjeket e urgjences, te cilet njoftuan policine dhe keshtu u vune ne pranga./a.m.