Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir; Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues të dy në në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u sekuestruan një pistoletë, një automatik, qindra fishekë, si dhe vula dhe kuti boje të paligjshme.
Më konkretisht, policia ben me dije se janë sekuestruar:
– armë zjarri “Pistoletë”
– armë zjarri “Automatik”
– 460 fishekë arme të gjatë
– 38 fishekë pistolete
– 3 krehëra automatiku
– 7 krehëra pistolete
– vula rrethore dhe drejtkëndore
– kuti boje për vula
Policia bën me dije se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 190 dhe 25 të Kodit Penal.
a.ç