Kancelarja gjermane, paralajmëroi të dielën për rreziqet që sjell braktisja e rendit ndërkombëtar të pasluftës në favor të proteksionizmit, duke shprehur kundërvënien e saj të hapur ndaj qëndrimit të administratës amerikane në këtë çështje.
Angela Merkel tha se ndërsa institucionet si Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë nevojë për reforma, shkatërrimi i tyre “pa krijuar diçka të re” do të ishte “shumë i rrezikshëm” dhe një kërcënim për “rendin tonë paqësor”.
Ajo i bëri komentet në një simpozium politik europian në bazilikën e Manastirit Ottobeuren.
Zonja Merkel tha se për të hequr qafe migracionin e paligjshëm dhe kontrabandistët apo trafikantët, “ne duhet t’u japim vendeve afrikane një perspektivë zhvillimi”.
Kancelarja foli edhe per Ballkanin. Ballkani ka vuajtur nga lufta, tha ajo, dhe duhet te anetaresohet ne BE
“Për hir të paqes, – tha zonja Merkel, – ne gjithashtu duhet t’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e anëtarësimit, edhe pse kjo është e ndërlikuar.”
“Kur ndonjëherë lexoj raportet e agjencive tona mbi çështjen e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe unë shqetësohem,”tha kancelarja gjermane.
“Por kur mendon se çfarë lufte ka patur atje pak kohë më parë dhe sa e brishtë është situata, atëherë është në interesin tonë strategjik t’u japim këtyre vendeve një perspektivë evropiane, edhe pse përsëri kjo do të kërkojë një numër vitesh,” tha ajo./VOA
a.ç