Moratta njoftoi se do të largohet nga Juventusi pas tetë viteve, por insistoi se jo për të kandiduar për president të FIGC.
Drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor, duke insistuar se nuk po e bën këtë për të kandiduar për president të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), transmeton Gazeta Express.
Raportet e fundit nga Italia thonë se Marotta nuk është pajtuar me blerjen e Cristiano Ronaldos, pasi e ka parë si problem financiar për klubin.“Kanë qenë tetë vite të jashtëzakonshme, Juventusi do të jetë në zemrën time përgjithmonë”, tha Marotta për Sky Sport pas fitores së Juventusit 3-1 ndaj Napolit.
“Kontrata përfundon më 25 tetor dhe nuk do ta rinovoj. Do të mbetem drejtor i përgjithshëm i arenës sportive. E përjashtoj kategorikisht lajmin se do të kandidoj për president të FIGC. Kjo përvojë nuk më intereson mua”, shtoi ai. (b.an)