Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin publik në Bagdad. Ish-Miss Bagdadi dhe modelja Tara Fares është qëlluar për vdekje.
Fares u vra të enjten nga persona të armatosur që hapën zjarr mbi të në lagjen Camp Sarah të kryeqytetit, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.
Modelja që ndodhej brenda një automjeti, është ekzekutuar nga dy persona me motor.
22-vjeçarja, një e krishterë babai i së cilës është irakian ndërsa nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin.
Ajo ishte e njohur për veshjet e saj të guximshme dhe postimet në mediat sociale.
Vdekja e Fares vjen vetëm dy ditë pasi një aktiviste për të drejtat e njeriut u vra në qytetin jugor të Basrës.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së saj, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.