Emisioni “JAVA” në RTSH ka sjellë detaje të reja dhe të vështrim më të thelluar për ngjarjen e e shumëdebatuar të dhunimit të shtetases Xh. M. nga djali i deputetit Rrahman Rraja dhe ndërhyrjet e mundshme të politikës në këtë ngjarje, me përfshirjen në të edhe të emrave të tjerë të deputetëve socialistë.
Nën drejtimin e analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, emisioni ka zbardhur detaje të reja në bashkëbisedim me gazetarin investigativ Artan Hoxha. Gazetari Hoxha kishte siguruar një kopje të ekspertizës mjeko-ligjore të vajzës, që dëshmonte dhunën e shkaktuar mbi të dhe që i kishte sjellë si pasojë dëmtime të ndryshme fizike.
“Ngjarja e Fushë Krujës nisi si kronikë e zezë dhe po vazhdon si avaz i vjetër dhe i njohur të një politike të sëmurë kronike”, tha Lorenc Vangjeli në hyrje të misionit. Sipas tij, qëllimi nuk i justifikon mjetet: “Edhe pse u denoncua një akt dhune i rëndë, ndërhyrja e politikës nuk ndihmon në zbardhjen e ngjarjes. Përkundrazi, edhe kësaj here ajo zhvendosi debatin dhe mori gjithë vëmendjen” – tha ai.
Ndërsa për analistin Preç Zogaj, Shqipëria është bërë një ‘Japoni ne kuptimin e ter;eteve. Por keta tanet jane termete poltike. Sa mbaron njëri, fillon tjetri. Ky i fundit ka një ballë me shume”, tha Zogaj.
Preç Zogaj nënvizoi edhe diferenca domethënëse në qëndrimet zyrtare të mbajtura në kohë të ndryshme. “Pavarësisht se ka apo jo teprime, një gjë është e vërtetë e padiskutueshme. Po të mos denonconte nënkomisari Nuhu, kjo ngjarje do të varrosej dhe skandali nuk do të shpërthente”, tha Zogaj.
Gazetari investigativ Artan Hoxha dhe tha se kjo histori është: “…ato pllakat me muzikë tekk filmi Gjeneral gramafoni. Nga njëra anë është e vërteta dhe kjo është ngjarja që ka ndodhur me shtetasen XH. M. dhe nga ana tjetër, ngjarja e gënjeshtërt me përfshirjen e politikës në mes”, tha Hoxha. Ai bëri një sinopsis të situatës teksa veçoi se tashmë kemi të bëjmë me një dosje të plotë, ku dokumentet kanë plotësuar dinamikën.
Hoxha tha se rastet e ish-policëve që tentojnë të përfitojnë azil politik përmes denoncimeve, inkurajojnë forcat e policisë që të dezertojnë nga detyra dhe të pretendojnë të njëjtin fat.
Mima, inisiativa e PD-së çliron Shqipërinë. Ferhati, opozita e pasinqertë, nisma e panevojshme
Propozimi i opozitës gjate javës që lamë pas ka qenë në qendër të debatit në emisionin e Zogajt dhe Vangjelit.
Deputeti i PD Florjon Mima dhe ajo e PS, Klotilda Ferhati komentuan platformën e paraqitur nga PD, ndërsa nuk munguan argumentet e fortë.
Në fjalën e tij Mima bëri një tablo të situatës ekonomike të vendit, të cilën e vizatoi si shumë të zymtë. Kryesisht për shkak të politikave korruptive, klienteliste dhe paaftësisë së qeverisë. Duke sjellë një shembull konkret, ai tha se investimi publik në një vepër të caktuar kap shifrën maksimale të 50-60 milionë eurove, sipas ekspertëve, ndërsa në kontratën e qeverisë me privatin, ky objekt do të paguhet deri në 270 milionë euro.
“400 mijë shqiptarë ëndërrojnë që të largohen një orë e më parë nga ky vend. Ndihma ekonomike është qesharake, 9 euro në muaj për person” – tha Mima ndër të tjera, në studion e “JAVA” në RTSH.
Ndërsa deputetja Klotilda Ferhati i cilësoi si të panevojshme, të pasakta dhe të pasinqerta nismat e opozitës. Sipas saj, është i panevojshëm ‘Antimafia’ e opozitës është tërësisht e panevojshme sepse ligjet ekzistuese parashikojnë hetimin dhe ndëshkimin e çdo veprimtarie kriminale me paratë publike. “Që në nisje të procesit hetimor merret edhe masa e sekuestros konservative” – tha Ferhati, duke hedhur poshtë retorikën e kreut të PD në raport me sipërmarrjen.
Duke tentuar të gjejë pika të mundshme të përbahskëta mes qëndrimeve të pozitës dhe opozitës, Lorenc Vangjeli u shpreh në studio se shqiptarët janë shumë pak për t’u ndarë nga urrejtja politike. Preç Zogaj theksoi se zgjidhja e dilemave të tilla mund të vijë vetëm nëse të gjitha palët kryesore janë pjesë e zgjidhjes dhe debatit. “Në të kundërt, kjo do t’i rëndojë politikës dhe shoqërisë ndër vite”, tha Zogaj.
Analistët në studio: Apel për “Po” në referendumin e Maqedonisë
I ftuar në emision, pedagogu Dritan Hoti tha se në skenarin e Jo-së, Maqedonia rrezikohet pasi ka brenda saj segmente që e shohin Rusinë si aleat natyral. Sipas Hotit, shqiptarët do të votojnë Po në referendum pasi kanë një qasje dhe perceptim natyral për rrugën e mundshme të Maqedonisë drejt antarësimit në NATO dhe integrimit evropian.
Analisti Preç Zogaj nënvizoi rëndësinë e posaçme të referendumit jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin. “Shkupi është bërë një Mekë e politikës ndërkombëtare. Këto ditë e kanë vizituar shumë personalitete ndërkombëtarë, që nga Kancelarja Merkel e deri tek sekjretari amerikan i mbrojtjes. Presidenti Macron gjithashtu ka bërë alep për Po, në referendum”, tha Zogaj që kujtoi edhe se partitë e djatha evropiane janë distancuar gjithsesi nga simostra maqedone që kërkon Jo-në. Sipas Zogajt, Po-ja i hap rrugën anëtarësimit euroatlantik .
“Po-ja nuk çliron nga ngarkesat negative vetëm aksin Athinë – Shkup, por shumë më tepër në rajon. Referendumin për emrin e ri të Maqedonisë nuk është një zgjedhje e mundshme, por është zgjidhja e vetme”, tha Lorenc Vangjeli.