Partizani ua ka marrë dorën derbeve dhe tashmë është kthyer në traditë që pas fitoreve ndaj bardhebluve, të kuqtë festojnë në një nga lokalet e ish-bllokut. Madje, kësaj radhe festa u ka ardhur nga vetë drejtori Olsi Rama, i cili iu drejtua lojtarëve në formë batute: “Mjaft iu ka izoluar trajneri, tani ejani e të festojmë të gjithë”.
Përpos festës, në ngjarje të tilla presidenti Demi dhe miqtë e tij e zgjidhin “qesen” dhe u përfol se shpërblimi kap shifrën e 20 milionë lekëve. Gjithsesi, shifra reale do të mësohet në ditët në vijim, pasi suksesi në derbi nuk njeh kufi në kampin e kuq. Në festën pas fitores nuk ka kufizime për “demat”, përfshi edhe pijet alkoolike.
ma.me