Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut. Shefi i qeverisë shprehet përmes një statusi në Tëitter se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Referuar akuzave të shumta nga opozita në ditët e fundit, Rama thotë se është ‘i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën’.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama