Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin Amerikan të shtetit Wess Mitchell.
Gjatë këtij takimi biseda u përqëndrua tek niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin kyç të Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Zyrtarët diskutuan mbi perspektivën e integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Assistent Sekretari i Shtetit Mitchell shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për perspektivën e integrimit evropian si dhe shprehu vlerësim për pozicionin dhe kontributin e Shqipërisë në lidhje me sfidat më të mprehta të sigurisë në rajon e më gjerë./a.m.