Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Ditën Botërore të Turizmit, tha se pavarësisht kundërshtive të bizneseve që shesin makina të përdorura, nisma e qeverisë do të zbatohet dhe se qëllimi i saj është reduktimi i ndotjes, si dhe zbatimi i normave europiane.
“Të gjithë vendet e BE nuk targojnë më makina që nuk janë me Euro 6. Ne prapë jemi tolerantë duke kuptuar situatën që ndodh por ju garantojmë që kjo masë e jona megjithëse është në kundërshtim me disa komunitete, përfshirë importuesit e makinave, komuniteti i riparimit të makinave, do të zbatohet”, tha Klosi.
/b.d