Propozimi i Partisë Demokratike për prishjen në bllok të kontratave koncesionare dhe sekuestrimin e pasurive të bizneseve ka sjellë dhe reagimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Presidenti i kësaj dhome, Marc Crowford gjatë një interviste televizive bëri të ditur qëndrimin kundër ndaj kësaj iniciative të PD, duke theksuar se “platforma e paraqitur pak ditë më parë frikëson investitorët e huaj”.
“Nëse ka raste specifike është normale që të hetohet ky rast, nëse është politike, kur përkthehet në anglisht investitorët frikësohen sepse mendojnë se do të heqin të koncesionet. Dhoma ka mbi 200 anëtarë dhe disa nga ata kanë aksionerë që janë të lidhur me persona që dhe mund të jenë në atë listë. Nëse nuk është anëtar është i lidhur me biznes. Nëse këto janë deklarata politike është normale, por më shumë se kaq, nuk ndihmojnë klimën e investimeve.”
Por a beson Dhoma Amerikane në aksionin e Partisë Demokratike në rastin që ajo do të vijë në pushtet, apo janë thjesht deklarata politike?
“Normalisht është një përzierje, mbase kanë detaje që nuk i dimë, por duhet të vijnë në pushtet dhe të hetojnë problemet.”
Të hënë, Partia Demokratike listoi një sërë emrash biznesmenësh dhe kontrata konçesionare të marra nga kompanitë e tyre si të jashtëligjshme e në dëm të buxhetit të shtetit duke paralajmëruar prishjen dhe konfiskimin e tyre kur të vijë në pushtet.
/b.d