Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me të rinj dhe të reja në amfiteatrin e Liqenit Artificial, theksoi se për fëmijët të cilët do të binjakë ose trinjakë, do të paguhen secili prej tyre me vlerën përkatëse, ku për binjakët do të jetë në total 1600 dollarë (800 dollarë secili) dhe për trinjakët 3600 dollarë (1200 secili).
Lajmi u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, gjatë aksionit kombëtar “E gjithë vëmendja tek ju”, ku foli për nismën e re të qeverisë e cila do të futet në fuqi nga 1 janari 2019.
“Kur është fëmija i parë, të mos marri më atë bonusin prej 50 mijë lekësh, por të marri 400 mijë lekë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Që fëmija i dytë të marrë 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë të marri 1200 mijë lekë dhe kur janë binjakë të marrin nga 800 mijë lekë secili, jo 400 plus 800 por 800+800.
Ndërsa kur janë trinjakë, të marrin të tre sikur janë të tretë, nga 1200 dollarë”, – theksoi Kryeministri Rama.
/b.d