Mes pasagjerëve të grabitur në furgonin e linjës Firence-Vlorë që erdhi me target mëngjesin e sotëm ishte edhe një i moshuar, i cili ka humbur 4 mijë euro.
Ai ka rrëfyer se grabitësit ishin katër persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe dy të tjerë me pistoleta, e njëkohësisht të maskuar. I moshuari thotë se kanë vepruar me shpejtësi, e pas grabitjes janë larguar me dy makina.
Sa veta ishin?
Ishin katër veta, dy me automatik, dy me kobure
Me maska ishin?
Po me maska
Ty sa lekë të morën?
4 mijë euro…Dëfrimi (shoferi) i kishte futur në xhep, sa të mi jepte mua ndërhynë ata dhe ia morën nga xhepi
Iu morën edhe personave të tjerë?
Të gjithëve çfarë kishim na i morën
Sa lekë kishin të tjerët?
Këtë nuk e di tamam
Pastaj me çfarë u larguan?
Hipën në makina, pamë dy makina me të cilat u larguan