Ky është momenti tronditës kur një 71 vjeçar goditet për vdekje nga një dem.
Rohelio Rodrigo, 71-vjeç, mbeti i vdekur në vend kur demi e goditi me brinjë në gjoks gjatë festivalit lokal me dema në qytetin spanjoll Herici.
Burri humbi jetën gjatë festivalit të njohur si “toro embolado”, ku demi me disa topa të zjarrtë në brirë vrapon nëpër rrugë, kurse kalimtarët e rastit duhet me çdo kusht ta shmangin kontaktin me të.
Si rezultat i këtij incidenti, festivali është ndërprerë nga autoritetet lokale.