Arkeologët kanë gjetur mbetjet e një anijeje pranë Lisbonës duke theksuar se ky është zbulimi më i rëndësishëm nënujor në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Këshilli Bashkiak i Cascais, një qytet pranë Lisbonës, tha se anija e gjetur është rreth 400-vjeçare dhe kishte transportuar erëza shumë fitimprurëse midis Indisë dhe Portugalisë, transmeton AP.
Në vendin e mbetjeve të anijes u gjete piper dhe guaska që u përdorën si monedhë në tregtinë e skllevërve dhe pjesët e bronzta të artilerisë.Mbetjet e anijes u gjetën muajin e kaluar gjatë gërmimeve në dalje të lumit Tagus, në bregun e Oqeanit Atlantik.
Gjatë gërmimeve paraprake, janë gjetur mbetjet e porcelanit që datojnë nga koha e perandorit kinez Vanni nga fundi i shekullit të 16 dhe fillimit të shekullit 17, përgatiti “KSP”. (b.an)