Sipas trajnerit të njohur italian, Fabio Capello, mungesa e dy yjeve botërore Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA, ishte shenjë e mosrespektit.
Të dy futbollistët ishin në Formacionin e Vitit, ndërsa Ronaldo ishte edhe në top-treshe për herë të tretë rresht.Gjithsesi, asnjëri s’morën pjesë në ceremoninë e Londrës, teksa për Ronaldon raportohet se ka vendosur të bojkotojë ceremoninë pasi ka dëgjuar se Luka Modriq do të marrë çmimin e më të mirit.
“Është mungesë respekti që nuk erdhën. Kur është ceremonia Oscar, të gjithë të nominuarit marrin pjesë.
Ndoshta është sepse kanë fituar shpesh dhe nuk duan të humbin. Por duhet të jeni të sjellshëm edhe kur humbni, jo vetëm kur fitoni”, ka thënë Capello për Mundo Deportivo, përgatiti Koha. (b.an)