Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes më të madhe të vitit e quajtur “Albanian Lion 2018”. Lajmin e ka njoftuar ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Albanian Lion 2018”, jo vetëm stërvitje ushtarake, por edhe festë! Të hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar, por edhe orkestrat frymore. Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike. Të hënën më 24 shtator ora 10:00, paradë artistike nga #Kryeministria te sheshi “Nënë Tereza”. Po të hënën, ora 18:00, koncert te Pazari Ri. #EGjithaPërTuShijuar British Embassy Tirana”, shkruan ministrja Xhaçka.
ma.me