Irani ka thirrur mbrëmjen e së shtunës diplomatët e tre vendeve europiane pas sulmit vdekjeprurës gjatë një parade ushtarake një ditë më parë, për të cilin vendi fajëson “një regjim të huaj”.
Diplomatët e thirrur nga Ministria e Jashtme iraniane janë ambasadorët e Danimarkës, Holandës, si dhe i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Grupi militant “al-Ahvazieh” ka marrë përgjegjësinë e sulmit kundër paradës së të shtunës në qytetin Ahvaz, ku humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën 60 të tjerë, ndër ta edhe fëmijë, njoftoi IRNA.
Udhëheqja iraniane pretendon se Danimarka, Holanda dhe Britania e Madhe kanë strehuar anëtarët e grupit militant.
Fakti që Bashkimi Europian nuk i përfshin këta militantë në listën e zezë të terrorizmit për sa kohë ata nuk kryejnë krime në Europë është i papranueshëm, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghassemi.
/b.d