Lulzim Basha ka menduar që këtë të shtunë ta kalojë larg halleve të politikës. Në fotot e siguruara nga TemA kryedemokrati shihet se ka zgjedhur bregdetin e Adriatikut për të përthithur disa rreze të ngrohta dielli dhe të eci i lyer me vaj nxirës përgjatë rërës.
Zona ku po pushon lideri i opozitës dhe bashkëshortja e tij, quhet “Laguna Blu” dhe konsiderohet si një ndër vendet më luksoze dhe më të shtrenjta. Ai ka përshëndetur edhe disa pushues të cilët janë surprizuar nga prania e Bashës duke pasur edhe këtë situatë politike në vend.
Gjithësesi, Basha duket se nuk është menduar gjatë dhe ka bërë këtë preferencë. Me gjasa këtë ditë po e shfrytëzon edhe për të përpiluar strategjinë e protestave masive që ka përpiluar përgjatë muajit shtator të cilat sipas tij do sjellin rrëzimin e qeverisë “Rama”. (TemA)