“Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë, teksa përplasen me të fejuarin e saj për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive.
“Provo të ma drejtosh armën”, dëgjohet 37 vjeçari Aaron Howard, në Abilene, Texas, SHBA, pak para se dy fqinjët ta qëllojnë për vdekje. Të dy u arrestuan dhe u liruan pasi paguan 25,000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit.
Videoja është filmuar nga e fejuara e viktimës, Kara Box, ku 67 vjeçari Xhoni Miller duket bashkë me djalin e tij, Majkëll Miller, deri në çastin që qëllojnë.
Videoja u postua në rrjetet shoqërorenga avokati i të fejuarës së viktimës, i cili tha se të gjithë duhet ta dinë se çfarë ndodhi, dhe se akuzat për vrasje duhet të qëndrojnë.
Shefi i policisë së Abilene tha se numri i lartë i krimeve bëri që të mos kishte asnjë polic të paangazhuar, ndaj nuk mundën të ndërhynin në kohë për të parandaluar ngjarjen.
a.ç