Katër persona janë ndaluar, dy prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë ngna policia e Shkodrës për abuzime me pronat.
Në pranga ka rënë edhe një anëtar i këshillit bashkiak dhe njëherësh jurist i Hipotekës.Policia ka bërë ndalimin e Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana.
Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:
Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;
Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:
Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;