Një person në Durrës, i ka dhënë fund jetës me fostoksinë, duke ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë, 60-vjeçari V. H., i cili është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Durrësit, për shkak të gjendjes së rëndë, ai është dërguar në Tiranë, por aty ka gjetur vdekjen.
Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Ndërkohë lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.