Parlamenti pritet të miratojë sot ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar, ndryshime të cilat lidhen me rekomandimet e ardhura nga BE.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se nuk do të jetë sot në Kuvend. Deputetët e pakicës politike do të mblidhen në Vlorë, pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit.
Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se “deputetët e mazhorancës që votojnë ligjin do trajtohen si terroristë”.
PD është shprehur kundër edhe pse gara për teatrin e ri do të jetë e hapur siç rekomandoi BE. Kreu i PD Basha kërkoi një ditë më parë të pranohet dekreti i presidentit dhe jo të amendohet ligji.
Varianti i ri që pritet të miratohet sot, i heq ekzkluzivitetin kompanisë “Fusha” për realizimin e të gjithë projektit, por gara do jetë e hapur mes kmpanive që bëjnë ofertën më të mirë.
Shumica u tërhoq nga ligji i propozuar më parë nga qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.
Por sipas opozitës ligji ka rënë dhe sot maxhoranca duhet të kalojë në Kuvend vetëm dekretin e Presidentit, duke i thënë “Po” ose “Jo”./a.m.