Një person është gjetur i vdekur poshtë pallatit ku banonte në qytetin e Vlorës.
“Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M, 68 vjeç”, raporton policia.
Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.