Një katalog i botimeve nga Kina ishte një ndërmarrje e Shtëpisë Botuese Onufri rreth 10 vjet më parë, e që sot i solli çmimin “Special Book Award of China”. “Ky është çmimi më i lartë që qeveria e Republikës Popullore të Kinës akordon për autorët, përkthyesit dhe botuesit e huaj, të cilët kanë shënuar arritje të dukshme, në prezantimin dhe përkthimin e librit kinez si edhe në nxitjen e shkëmbimeve kulturore”, u shpreh Bujar Hudhri, botues.
Por a kishte Kina një strategji zgjerimi dhe shkëmbim të kulturës së saj, e vendet e Evropës dhe çfarë roli i dha letërsisë në këtë?
“Mbas marrjes së çmimit, pas dy ditësh u themelua shoqata e botuesve Kine-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore 16+1. Në këtë projekt në një kapitull të veçantë shkruhet për librin. Ideja është që këto vende të botojnë dhe përkthejnë libra mes tyre, apo të marrin pjesë në panaire të përbashkëta.Kjo vjen në një kohë kur libri nuk është në ditët e veta më të mira”, thotë Bujar Hudhri, botues.
Letërsia kineze ka një problem të madh për shkak të gjuhës së saj, por Kina ka shkrimtarë të nivelit botëror, sidomos një grup shkrimtarësh që kanë ardhur në letërsinë kineze mbas hapjes së Kinës. Megjithatë në strategjinë e saj të shkëmbimeve kulturore libri duket se ka marrë rëndësi të veçantë. Aktualisht janë rreth 25 vepra po përkthehen nga letërsia shqipe në Kinë. “Aksidenti” i Ismail Kadaresë sapo është botuar.