Në 2020 do të zhvillohet censusi i radhës në Shqipëri, ndërkohë INSTAT ka nisur punën që tani për të hartuar pyetësorin. Përgjegjësja e Statistikave te popullsisë në INSTAT, Majlinda Nesturi, u shpreh se pyetësori do të ndahet në dy kapituj, në çështje thelbësore dhe jo thelbësore.
Risia e këtij censusi është se ndryshe nga ai i vitit 2011 kur anketimet bëheshin me fletë të printuara, në 2020-tën do të bëhen online me tablet. Sipas Nesturit, kjo do të bëjë që nga 12 mijë anketues që u punësuan në 2011, në 2020-tën do të punësohen 6 mijë. Gjithashtu këtë herë do të zgjatet koha nga 4 javë në 6 javë.
Në rast se anketuesit nuk i gjejnë në vendbanimet e tyre qytetarët, ata janë të detyruar të shkojnë tre herë brenda këtyre 6 javëve për të plotësuar pyetësorin. Për të realizuar censusin, edhe pse numri i anketuesve do të përgjysmohet nga 12 mijë në 6 mijë, fondi i parashikuar është i përafërt me atë të censusit të 2011, rreth 15 milionë euro. TemA
ma.me