Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar shtetasit Damjan dhe Vilson Ndoka, nipërit e ish-deputetit të PS për qarkun Lezhë Arben Ndoka.
Vendimi u dha pas 29 seancash gjyqësore të zhvilluara. Damjani u dënua me tre vite heqje lirie ndërkohë Vilsoni me tetë vite.
Ata janë gjetur fajtorë nga gjykata për tentativën e vrasjes së shtetasit Fatmir Nikolli, ngjarje kjo e ndodhur në 16 Shtator të vitit 2014 ku Nikolli mbeti i plagosur.
Ndaj këtij shtetasi u lëshua një breshëri kallashnikovi por fatmirësisht ai arriti të shpëtojë.
Në atë ngjarje, mbeti e plagosur rastësisht shtetasja Lindita Gjoka, e cila ishte kalimtare.
Nikolli ishte kthyer nga Italia pas gjashtë vitesh por konflikti me nipërit e ish-deputetit për pak sa nuk i kushtoi jetën.
Damjan dge Vilson Ndoka njihen si persona me precedentë penalë.
/b.d