Teksa mazhoranca dhe opozita janë duke u përplasur mbi fatin e Teatrit Kombëtar, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese një deputet e ka gjetur “zgjidhjen”. Ai ka zgjedhur të mos i dëgjojë palët për këtë çështje delikate por të shfrytëzojë kohën për diçka që sipas tij është më e rëndësishme… një ndeshje futbolli.
Ka qenë deputeti i larguar nga PDIU, Dritan Bici i cili është filmuar teksa sheh i përqëndruar në celular një ndeshje futbolli. Shpresojmë që tonet e ashpra mbi fatet e vendit të mos e kenë bezdisur ligjvënësin i cili në xhep mban një kartë llogarie që mbushet çdo muaj nga taksat e shqiptarëve. /ma.me