Në raport me vitin e kaluar, numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur treqind dhe tani në nivel rekord prej 69 mijë e 785 persona në këtë moshë, prej tyre 90 për qind janë femra, njoftoi qeveria japoneze.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës, rritja e plakjes sociale ka nisur të evidentohet 48 vjet me radhë.
Në vitin 1963, në Japoni kanë jetuar vetëm 153 njëqindvjeçarë, thuhet në njoftimin e ministries.
Numri është rritur në një mijë në vitin 1981, ndërsa në vitin 1998 ishin 10 mijë.
Ky numër në vitin 2012 ishte shtuar në 50 mijë persona që kanë kaluar moshën 100-vjeçare.
/b.d