Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në rubrikën Opinion në studion e lajmeve në News24, foli për situatën aktuale në vend.
Bushati u shpreh se opozita po mbron kazua të gabuara vetëm e vetëm për të sulmuar qeverinë.
Përsa i përket shembjes së shtëpive nga IKMT në Jali, Bushati tha se nëse qytetarët janë në të drejtë të ankohen në Gjykatë.
“Më vjen keq që opozita përmes argumentit në parlament ka vendosur të mbrojë çdo kauzë e ta çojë te qytetarët, ka gjetur shumë kauza edhe të parëndësishme. Opozita ndjek çdo ngjarje, por mbron kauza të gabuara.
Si ky rast ndodhi dhe në Vlorë, kështu duhet të ndodhi edhe në Sarandë, edhe Durrës. Ajo që ndodhi në Jali, është diçka normale. Nëse qytetarët janë në të drejtë të ankimohen në Gjykata. Nuk më duket kaq bardhë-e-zi që i është rënë në qafë.
Opozita të bëjë detyrën, pasi deputetët paguhen nga paratë e taksapaguesve. Edhe unë paguhem nga paratë e njerëzve. Kauzat kanë qenë momentale për opozitën, sa për t’i dalë kundër qeverisë. Por kështu do humbi kreditbilitetin,” tha Bushati.
Rruga Tiranë-Elbasan
“Ne kemi trashëguar një system rrugësh copë copë. Por e para duhet të kontribuojnë më shumë për rrugën ata që e përdorin, jo ata që përdorin biçikletën. Si mund t’i rregullojmë kaq shpejt rrugët kur nuk i kemi kapacitetet”.
a.ç