Ata shfaqeshin mjaft të dashuruar, dolën me këngë bashkë dhe dukeshin shumë të lidhur.
Por kohëve të fundit, është përfolur gjerësisht për një ndarje mes këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra.
Mbrëmjen e kësaj hëne, ai ka folur publikisht në skenën e “Dance with me”.
I ngacmuar nga moderatorja Alketa Vejsiu se si shkon jeta e tij private dhe se nëse ai dhe Mimoza janë bashkë apo kërcejnë në hemisfera të ndryshme, këngëtari foli hapur.
Ai tha se nuk janë më bashkë, por vlerësoi këngëtaren dhe familjen e saj, për të cilët tha se gëzon respekt të madh.
“Faleminderit shumë për kohën e bukur që kemi kaluar bashkë, mesa duket kështu ka qenë e shkruar”, u shpreh Seldi.