Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një interviste televizive bëri me dije se janë 700 mln dollarë, të cilat janë financuar për ndërtimin e rrugëve.
“Janë 700 mln dollarë të financuara nga ana e shtetit dhe nga vitit 2013-2018, janë në total 455 km rrugë, 235 km të rrugë të reja dhe 220 km rrugë të tjera”, – theksoi Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri u ndal edhe te ndërtimi i dy rrugëve mjaft problematike si bypass-i i Fierit dhe rruga Tiranë-Elbasan, të cilat sipas ministrit do të marrin zgjidhje shumë shpejt dhe do të vendosen në shërbim të qytetarëve.
“Bypass-i i Fierit, ra në duar të gabuara, e mori një kompani, falimentoi, arritëm të zgjidhnim kontratën, prandaj prona publike do kujdes kur lidh kontratën.
Bypasi i fierit ishte një dështim për shkak të keqmenaxhimit dhe sot që flasim janë bërë të gjitha procedurat për përzgjedhjen e fituesit, klasifikimi është bërë, janë çuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pritet aprovimi.
Deri në verën e vitit tjetër kjo rrugë do të jetë funksionale por jo e përfunduar plotësisht.
Nesër kalojmë kredinë shtesë për rrugën Tiranë-Elbasan. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por oj të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time, po merret prokuroria. Drejtësia do të japë përgjigjen”, theksoi Ministri./a.m.