Katër persona janë plagosur pasditen e sotme me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak të këtij qyteti rreth orës 17:00 pranë një pike karburanti.
Të plagosur janë; Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. Gjithashtu në spital është dërguar edhe autori i plagosjeve është Gegë Gegaj.
Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa thekson se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, pa dhënë shumë detaje.
Informacion i policisë:
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/b.d