Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Mësohet se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Plagosjen e Osman Pacollit e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, që njëherësh të plagosurin e ka djalë xhaxhai. Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast. /klankosova
a.ç