Qëllimi i tyre është që të ngadalësojnë shoferët, të cilët duhet të ulin shpejtësinë.
Vijat e bardha 3D janë aplikuar në rrugën Marchesetti, në Trieste të Italisë, në një pjesë rruge shumë kritike për kalimtarët që duhet ta kalojnë.
Iluzioni është i tillë, sa që duket sikur vizat janë të ngritura.
Por kjo ide nuk është e re, pasi më parë është aplikuar edhe në Indi, Rusi dhe Kinë dhe Japoni.
Pikërisht për shkak të efektit që krijohet, siç mund të shihni në fotografi, drejtuesi i mjetit, detyrohet të ulë shpejtësinë.
Në Shqipëri këto vija të bardha do të bënin mjaft punë ku shumë aksidente ndodhin pikërisht pasi shoferët nuk ulin shpejtësinë./a.m.