Shpëtim Idrizi zyrtarizoi sot bashkëpunimin me opozitën, por tre deputetë në Parlament që të ardhur aty me logon e partisë që drejton nuk kanë vendosur ta ndjekin.
I pyetur për këta deputetë, Idrizi tha se ata ndodheshin rastësisht në listën e kësaj partie, megjithëse në jo pak raste janë përzgjedhur për shkak se janë të “fortë” në zonat elektorale ku kanë fituar.
Tre deputetët që kanë braktisur PDIU-në, janë Reme Lala, Elena Xhika dhe Dritan Bici.
Idrizi: “Për pyetjen që më bëtë, jeni një vit me vonesë, sepse këta deputetë nuk janë as anëtarë të Komitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Janë ndodhur rastësisht nëpër listat tona. Në qoftë se do të zgjatem këtu, ju e dini se janë “ekzekutuar” mandati i Tiranës, i Fierit dhe i Elbasanit. Sepse ata dolën në siglën e PDIU dhe që prej ditës së parë votuan mazhorancën. Po të pyesësh sot, ata nuk e dinë ku ndodhet selia e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.”
a.ç