ELBASAN– Dy persona janë arrestuar në flagrancë, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këto 3 persona kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap. Të arrestuarit janë :
Florenc Tatoshi, 31 vjeç banues në Elbasan.
Mit’hat Sharra, 52 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Th.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu u procedua penalisht P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga personat e lartëpërmendur. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Florenc Tatoshi, 31 vjeç banues në Elbasan.
• Mit’hat Sharra, 52 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Th.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këto 3 shtetas, kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap.
Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore u proçedua penalisht shtetasi P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134, 25 të Kodit Penal.