Një shpërthim tritoli është regjistruar në banesën e një biznesmeni në Pogradec. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:45 në lagjen Nr.1 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, në lulishten e banesës së 60-vjeçarit Bajram Fejzollari shpërtheu një sasi eksplozivi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Edhe dëme materiale janë të vogla.
Grupi hetimor i policisë së Pogradecit ka nisur hetimet për të identifikuar autorin/ët e vendosjes së tritolit.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
a.ç