Përdorimi në masë i lëndëve narkotike të VIP-ve të Hollywood-it është kthyer në një problem shumë të madh.
Viktima e fundit ka qenë këngëtari Mac Miller, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Po ashtu edhe këngëtarja e njohur Demi Lovato rrezikoi jetën për shkak të një mbidoze.
Por duket se edhe një tjetër këngëtar i njohur siç është Justin Bieber paska qenë shumë afër vdekjes.
Ka qenë menaxheri i tij Scooter Braun i cili në një intervistë për “The Red Pill Podcast” është shprehur se ka kaluar shumë vështirësi me këngëtarin.
Justin në moshën 19-vjeçare ka qenë një konsumues i rregullt i lëndëve narkotike dhe Scooter ka qëndruar gjithmonë me frikës se ai mund të humbiste jetën në një moshë shumë të re, shkruan Triplemedia.
“Kisha shumë frikë se do ta humbisja dhe nuk më zinte gjumi. Mendoja se me aq shumë sa pinte gjatë natës nuk do të ishte në gjendje të zgjohej në mëngjes” – tha Scooter./a.m.